Feronikeli me trajnerin e ri, u kthehet fitoreve Sot janë zhvilluar katër takime të xhiros së 4-të të Superligës së Kosovës në Futboll dhe janë arritur këto rezultate: Drita- Llapi 1:2 Flamurtari- Liria 3:1 KEK-u- Trepça 89 1:5 dhe Ferizaj- Feronikeli 0 me 2 Pas katër xhirosh, Flamurtari është skuadra e vetme me bilanc të plotë të fitoreve dhe me 12 pikë i prinë tabelës, kurse KEK-u mbetet skuadra e vetme pa pikë. Në vijim do të ndjekim kronikën nga përballja e zhvilluar në Ferizaj.