7771 560x357 - Ferizaj, ndalohen gjuetarët

Policia e Ferizajt ka ndaluar disa persona të armatosur nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në gjueti me armë të cilat i kishin në posedim pa leje.

Burime policore kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Tërrn dhe se me këtë rast policia ka konfiskuar edhe armët e gjetura.

“Pas pranimit të informatave nga terreni se disa persona të armatosur janë parë në fushat e fshatit Tërrn,policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit kanë konstatuar se personat në fjalë kishin dalë për gjueti dhe se armët të cilat i kishin në posedim ishin pa leje përkatëse”, ka thënë zëdhënësi rajonal Agim Gashi.

Mësohet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe nga ata janë konfiskuar, një armë gjuetie dy tytëshe, një pistoletë HS-9 e kalibrit 9 mm , një karikator, një pushkë gjuetie “Armsan” me 19 fishek, 15 fishekë të kalibrit 9 mmdhe 14 fishek kalibrash të ndryshëm.

Me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar nd? ?rsa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.


www.foxshop-ks.com