Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë një takimi sot me drejtorët e drejtorive komunale analizuan ecurinë e objektivave qeverisëse në plan të përgjithshëm, duke vënë theksin te prioritetet që ka kjo qeverisje.
Në këtë takim u diskutuan një varg çështjesh nga ana e drejtorëve të drejtorive komunale, kryesisht të projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore, kulturore dhe të tjera. Ferizaj këtë qershor shënon 20 vjetorin e çlirimit për të cilën kanë filluar përgatitjet e qeverisjes lokale bashkërisht me shoqatat e dala nga lufta.
Kryetari Aliu me këtë rast tha se Ferizaj ka përgatitur një agjendë të begatë, dinjitoze ashtu siç meriton kjo datë e rëndësishme për popullin tonë.
“Ekzekutivi për seancën e muajit maj ka përgatitur një varg pikash, duke vënë theksin tek disa dokumente rregullative – statutore e rregullore me impakt të drejtpërdrejt në mesin e qytetarëve”, tha ai.
Drejtorët e drejtorive komunale raportuan për punën, arritjet e sfidat në sektorët që ata mbulojnë, për të cilat paraqiten edhe planin e masave që do të ndërmerren veçanërisht për eliminimin e pengesave në realizimin e plotë të objektivave që derivojnë nga platforma qeverisëse.