209854708 4209357629110040 2140390537278274343 n 560x416 - Ferizaj përfitoi grant prej 330 mijë eurove nga Banka Botërore për financimin e projekteve rinore
Paraditen e sotme, nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të MAPL-së dhe komunave përfituese në kuadër të projektit “Komunat për të rinjët në Kosovë”, financuar nga qeveria japoneze përmes Bankës Botërore, ku Komuna e Ferizajt është një nga dhjetë komunat përfituese e cila do të përfitoj shumën prej 330,000 eurove gjersa me vendimin e Kryetarit Aliu, Komuna e Ferizajt do të bashkëfinancoj vlerën shtesë që në total kapin vlerën e afro 400 mijë eurove që do të financohen në projekte të ndryshme rinore në Ferizaj.
Ky projekt do të implementohet në 10 komuna të Republikës së Kosovës dhe përmes tij do të financohen 200 projekte për të rinjtë e margjinalizuar në vlerë të përgjithshme prej 1,710,000.00 dollarë.

www.foxshop-ks.com