Ferizaj, prokuroria kërkon paraburgim për nënën që keqtrajtoi fëmijtë e saj
Redaksia
Ferizaj24
12 Prill 2021
1 min lexim
142 vizita
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, e cila gjendet në ndalim nga data 10 prill për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo brakstisja e fëmijës”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 prill, në banesën e saj, e pandehura V.K., si prind-nënë, i keqtrajton fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke iu shkaktuar lëndime fizike dhe psikike, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Detajet
Publikuar
12 Prill 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
142
Fjalë
121