Ferizaj: Rrah gruan, një muaj paraburgim
Redaksia
Ferizaj24
9 Dhjetor 2020
1 min lexim
119 vizita
Gjykata Themelore në Ferizaj – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit O.T., shtetas i Kosovës.
Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe se po të gjendej në liri mund të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës përkatësisht bashkëshortes së tij, për faktin se i dyshuari jeton në bashkësi familjare me të dëmtuarën, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Detajet
Publikuar
9 Dhjetor 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
119
Fjalë
169