Ferizaj shembull i respektimit të udhëzimeve, asnjë aksident as gjobë dje
Redaksia
Ferizaj24
1 Prill 2020
1 min lexim
124 vizita
Komuna e Ferizajit duket se është duke i respektuar me përpikëri udhëzimet e Qeverisë në detyrë, për masat mbrojtëse gjatë pandemisë COVID-19.
ë bazë të raportit 24 orësh të Policisë, dje nuk është shënuar asnjë rast nga Ferizaj, shkruan IndeksOnline.
Komuna e Ferizajt ka këshilluar qytetarët që të mos dalin as me vetura në rrugë, duke I lutur që të I kufizojnë maksimalisht lëvizjet.
“Dalja me vetura gjatë ditës është po aq e rrezikshme sa shetitja e qarkullimi në grumbuj qytetarësh në rrugë. Aty barten viruse të ndryshme e ndër to rritet mundësia e përhapjes së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirusi, andaj ju lusim që edhe daljen me vetura ta kufizoni maksimalisht , ta mbrojmë shëndetin tonë seriozisht”, thuhet në njoftim.
Detajet
Publikuar
1 Prill 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
124
Fjalë
136