Loading...

Këtë mëngjes, qindra ferizajas kishin mësyrë Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nderim të gjakut të derdhur për liri, sakrificës së Dëshmorëve të Kombit, në këtë nëntor kur shteti shqiptar e flamuri kombëtar po shënon 107-vjetorin.

Një delegacion institucional prirë nga ekzekutivi dhe legjislativi i Komunës bashkë me drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e qindra qytetarë bënë homazhe e vendosën kurora lulesh te lapidari i Dëshmorëve të Kombit në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi me këtë rast tha se kjo ditë është dita më e rëndësishme e kombit shqiptar.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, është shpallja e Pavarësisë, do të thotë përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e flamurit kuq e zi në Vlorë. Ky përvjetor është pak më ndryshe se viteve tjera pasi që edhe ne jemi tronditur me ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, pra po e përjetojmë edhe ne, po e bashkëndjejmë edhe ne me vëllezërit e motrat në Shqipëri, kështu që urojmë që herëve tjera ta festojmë më mirë dhe më ndryshe se këtë herë këtë festë”, tha kryesuesja Bytyçi.

Në anën tjetër edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi tha se dita më e rëndësishme e kombit shqiptar është 28 Nëntori.

“Ditë e lavdisë kombëtare prej Gjergj Kastriotit e deri tek shpallja e pavarësisë në Vlorë. Kjo ditë përkon me të gjitha aktivitetet patriotike të kombit tonë gjatë gjithë historisë. Si sublimin për ne shqiptarët në Kosovë të kësaj dite janë vetëflijimi i Dëshmorëve të Kombit, në luftë të drejtpërdrejt me armikun gjakatar serb. Produkt i këtij sublimimi është liria që ne sot e gëzojmë. Kjo festë na ka goditur me një fenomen të natyrës, tërmetin e fuqishëm në Shqipëri. Ne e kemi përjetuar këtë më dashtë Zoti që të mos ketë më shumë viktima”, tha Bytyçi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.