ferizaj shperndane 800 pako me mish per familjet ne nevoje 5f328f5962c131 560x416 - Ferizaj shpërndanë 800 pako me mish për familjet në nevojë

Komuna e Ferizajt bashkë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë shpërndarë 200 pako me mish për familjet në nevojë.

Shpërndarja e 600 pakove me mish ishte aksion që nisi komuna bashkë me “Jetimat e Ballkanit” para festës së Fitër Bajramit, atëherë kur edhe kishin shpërndarë 200 pako për familjet nevojtare në fshatrat e Ferizajt.

Pakot ushqimore u shpërndanë nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi dhe përfaqësuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në Ferizaj, Agon Zhinipotoku.

“Aksioni i nisur qysh para festës së Fitër Bajramit nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, ku u shpërndanë 200 pako me mish, u vazhdua edhe sot me shpërndarjen e 600 pakove me mish për familjet skamnore në fshatrat e Ferizajt. Aksioni që po udhëhiqet nga përfaqësuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në Ferizaj, Agon Zhinipotoku angazhoi edhe kryetarët e fshatrave për shpërndarjen e këtyte pakove. E falënderues për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga kjo shoqatë u shpreh edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi i cili bashkë me drejtues të shoqatës, shpërndau këtë kontigjent pakosh”, thuhet në komunikatën për media nga komuna e Ferizajt.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.