Ferizaj të dielën mban garat “Auto Slalom” për femra
Redaksia
Ferizaj24
22 Qershor 20192 min lexim60 vizita
Të dielën më 23 Qershor në kuadër të Kampionatit të organizuar nga FASK mbahet gara e dytë, disciplina “Auto Slalom” konkurrenca e femrave.
Gara do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt përkatësisht në rrugën para Palestrës së Sporteve “Bill Klinton”, drejtimi Ferizaj-Shtime.
“Auto Slalom” është disciplinë teknike me pengesa, e pa rrezikshme në të cilën automjetet përshkojnë pistën e caktuar njëra pas tjetrës drejt finishit. Në këtë garë mund të marrin pjesë të gjitha femrat e pajisura me patente shoferë me veturat e tyre civile ku gomat dhe frenat duhet të jenë në gjendje të rregullt.
Qëllimi i projektit: “Auto Slalom” për femra është një ngjarje, në të cilën pjesëmarrës do të jenë garuese të ndryshme nga vendi dhe rajoni. Kjo garë ka për qëllim vërtetimin e vlerave të femrës së fuqishme dhe të pavarur, për t’i rrëzuar paragjykimet dhe stereotipet karshi femrës në timon.
Falënderojmë Komunën e Ferizajt të cilët bënë të mundur që kjo garë të mbahet në qytetin e Ferizajt duke na ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e një ngjarje të tillë, falënderojmë ish-presidenten Atifete Jahjaga për përkrahjen e vazhdueshme, Policinë në qytetin e Ferizajt dhe ekipin mjekësore të cilët janë në gatishmëri për të ruajtur sigurinë, qetësinë publike dhe shëndetin e secilit pjesëmarrës.
Agjenda e garës:
Në ora 9:30-11:00 paraqitja e garuesve
11:00-11:30 kontrollimi teknik i veturave garuese
11:30-12:00 Publikimi i listës shartuese, brifingu me garues, përgatitja për start
12:00 vozitja të lira