21 21 560x374 - Ferizaj zhvillon stërvitjen e parë pas pandemisë

Skuadrat kosovare ka dy ditë që i janë rikthyer stërvitjeve në grup, të cilat iu kanë munguar në dy muajt e fundit, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kështu edhe skuadra lidere e Superligës gjatë ditës së djeshme ka stërvitur në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Stërvitjet gjatë ditës së sotme i ka filluar edhe skuadra e Ferizajt që këtë vit po lufton për mbijetesë.

“Fillojm me stervitje pas më shumë se dy muaj. Sot ekipi është bashkuar për të rifilluar stervitjet dhe për tu përgaditur për pjesën e mbetur të kampionatit i cili do të nis nga data 7 qershor.

Ekipi sot nuk ka qenë i plotë dhe është drejtuar nga ndihmës treneri Burim Qerkini,ndersa disa lojtarë tjere priten të na bashkangjiten në ditët në vijim ne stervitje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ferizajt të bërë në faqen e tyre në Facebook.


www.foxshop-ks.com