Ferizajasi e bën gruan për spital vetëm pse ia vonoi çajin
Redaksia
Ferizaj24
12 Dhjetor 2018
1 min lexim
142 vizita
Një ferizajas ka bërë gruan e tij për spital vetëm pse kjo e fundit nuk i kishte shërbyer çajin në kohë.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj personit që ka sulmuar bashkëshorten.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri e ka kapur për flokë bashkëshortën dhe ia ka përplasur kokën për lavamani dy-tre herë, pasi në ditën kritike ajo nuk kishte arritur t’ia shërbejë çajin në kohë duke qenë se ishte e zënë në përgatitjen e mëngjesit për fëmijët.
Gruaja ka pësuar lëndime trupore.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjyaktës Themelore në Ferizaj, që i akuzuari të shpallet fajtor.
Detajet
Publikuar
12 Dhjetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
142
Fjalë
120