Një person në Ferizaj është arrestuar pasi e ka thyer xhamin e një lokali.
Pronarja e lokalit është ankuar në Polici për rastin.
“Ferizaj 06.06.2020 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte thyer xhamin e një lokali të ankueses femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.