w 24 560x416 - Ferizajasi u vra në derën e vilës luksoze, arrestohen 3 persona në Suedi

Policia suedeze ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër në vigjilje të Krishtlindjeve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur viti e kaluar , ku shqiptari 36 vjeçar vëllai i i modeles së famshme Misse Beqiri, është ekzekutuar në sy të gruas dhe fëmijës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai është vrarë në shtëpinë e tij luksoze, ku jetonte dhe punonte si producent muzikor.

Ndërkohë shqiptari nga Ferizaj para se të futej në rrugën e artit ishte marrë me  çështje droge.

Sipas mediave personat e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë një 22-vjeçar, një 31-vjeçar dhe një 33-vjeçar.

Ndërkaq më herët në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe një kikbokser 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i dyshuar si ekzekutor.

Urdhërues i vrasjes mendohet se është kreu i një bande të njohur droge, Amir Faten Mekky, që u arrestua në Dubai në qershor.

w 22 - Ferizajasi u vra në derën e vilës luksoze, arrestohen 3 persona në Suedi

w 23 - Ferizajasi u vra në derën e vilës luksoze, arrestohen 3 persona në Suedi