ferizaji gati per te pritur mergimtaret 5d07c445079d6 560x343 - Ferizaji, gati për të pritur mërgimtarët

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Ferizaj. Nga kjo mbledhje është konstatuar se gjendja e sigurisë në territorin e Ferizajt është e qetë dhe stabile.
Kësisoj, nga Komuna e Ferizajit kanë njoftuar se janë gati për të pritur mërgimtarët.
“Në forumin më të lartë të sigurisë në nivel lokal, që u kryesua nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, u diskutuan sipas Planit të Punës së këtij mekanizmi një varg çështjesh, duke përfshirë riintegrimin e personave të riatdhesuar, masat për trajtimin e qenve endacakë, kontrollin dhe trajtimin e lëmoshkërkuesve, organizimin institucional për mirëpritjen e mërgimtarëve, sigurinë në shkolla, angazhimin në parandalimin e dukurive negative në shkolla përmes mekanizmave të kontrollit në shkollë si dhe luftimin e narkomanisë në shkolla dhe hapësira publike”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Përmes këtij njoftimi, ata kanë thënë se i kanë kushtuar vëmendje dhe kujdes të veçantë edhe organizimit institucional për mirëpritjen e bashkatdhetarëve.
“Nënkryetari Ferati tha se Komuna e Ferizajt ka marrë të gjitha masat në kompetencën e saj për të mundësuar një ambient të përshtatshëm gjatë periudhës së pushimeve në vendin tonë të mërgimtarëve, duke u ndalur në programin kulturor përgatitur enkas për mërgimtarët si dhe masat në trafik së bashku më Policinë e Kosovës, për qarkullimin pa pengesa gjatë këtyre muajve të verës”, thuhet në njoftim.


www.foxshop-ks.com