unnamed 10 10 933x4451 560x416 - Ferizaji nuk do të bëhet me Stadium (Dokument)

Komuna e Ferizajt ka njoftuar sot se nuk do të behet me Stadium të qytetit ashtu siç ishte premtuar nga kryetari i kaluar Muharrem Svarqa.
Sipas një njoftimi për media të komunës së Ferizaj bëhet e ditur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, respektivisht ministri Kujtim Gashi, ka njoftuar kryetarin aktual Agim Aliu se një memorandum i mëhershëm për realizimin e ndërtimit të Stadiumit të qytetit nuk mund të zbatohet në praktikë në mungesë të buxhetit.

“Paraditen e sotme, ekzekutivi komunal ka pranuar një e-mail nga MRKS, gjegjësisht Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Sekretari Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi përmes së cilës konfirmohet mosekzekutimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit”, thuhet në njoftimin për media.

Në letrën dërguar komunës së Ferizajt MKRS thotë se: “Ashtu siç ju kemi njoftuar nëpërmjet e-mailit zyrtar të bashkëngjitur të datës 21.09.2017 lidhur me anulimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj me numër protokolli 1629/2017 të datës 27/04/2017, ju ri-njoftojmë prapë që Memorandumi nuk mund të ekzekutohet për të vetmen arsye pasi që nuk është buxheti në dispozicion”, thuhet në letrën e dërguar mediave.

Për më shumë memorandumi i nënshkruar, sipas MKR-së, nuk precizon kodin e projektit në bazë të së cilit do të bëheshin edhe planifikimet buxhetore nëpër vite siç janë përshkruar në nenin 3.1. të nënshkruar.

Ky njoftim nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konfirmon edhe njëherë deklarimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në njërën nga seancat e Kuvendit të Komunës se memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit nuk ka buxhet për t’u realizuar.

Aliu e kishte quajtur mashtrim të ish-kryetarit Svarqa dhe se si të tillë, sipas komunës së Ferizajt, e konfirmon edhe letra nga ministri Gashi.

“Qeverisja komunale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu është e vendosur në transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët ferizajas, bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdohet në projekte të tjera në dobi të krijimit të infrastrukturës më të mirë kulturore, rinore e sportive për qytetarët e Komunës së Ferizajt’, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

unnamed 11 91 - Ferizaji nuk do të bëhet me Stadium (Dokument)

 


www.foxshop-ks.com