w 86 560x416 - Fifi konfirmon se është në një lidhje dashurie


Fifi është në një romancë dashurie.

Ka tash e një kohë që këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi përflitet për një lidhje dashurie.

Megjithë dedikimet dhe gjërat e njëpasnjëshme që ka ngacmuar në rrjetet sociale, ajo më në fund e pranoi se po shijon një romancë.

Madje, Fifi tregoi se dashurinë për partnerin e saj e ka përjetësuar në trup, duke e bërë tatuazh.

afdsfs - Fifi konfirmon se është në një lidhje dashurie

Ajo ishte e ftuar kësaj radhe në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku gjatë sfidës “Ndaje ose haje” asaj iu bë kjo pyetje:

“Fifi të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet “Stracciatella”. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” kuptimin e ose ha…”.

Artistja nga Ferizaj vendosi mos të hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, kështu u shpreh Fifi.

“Xh- ja” e famshme tashmë u zbulua, marrë parasysh që ka vetëm një ndjekës në Instagram dhe ai është djaloshi nga Tirana, Xhuljo Tabaku.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.