Komuna e Ferizajt, nga dita e sotme ka filluar një fushatë sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë. Hapjen e kësaj fushate e bëri e para e Drejtorisë së Financave Sebahete Ajeti-Sadiku e shoqëruar nga drejtorët e Drejtorive komunale. Sipas drejtoreshës së Financave, kjo fushatë është ndërmarrë me qëllim të vetëm që të njoftohen të gjithë qytetarët, se nga shtatori i këtij vitit do të ketë ulje prej 10 për qind të tatimit në pronë, premtim ky i dhënë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Komuna e Ferizajt, për herë të parë do të bëjë zbritjen e tatimit në pronë për 10 për qind me qëllim të vetëm që të gjithë qytetarëve, por edhe bizneseve t’ju krijohen lehtësira sa më të mëdha, premtim ky i dhënë edhe nga Kryetari Agim Aliu. Pikërisht për këtë qëllim ne kemi organizuar edhe një fushatë sensibilizuese që të inkurajomë të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e tatimit në pronë si e hyre e drejtpërdrejt e qytetarëve për investimet kapitale”, ka thënë drejtoresha Ajeti-Sadiku.
Drejtoresha e Financave, Sebahete Ajeti-Sadiku, ka njoftuar të gjithë qytetarët që nëse nuk e bëjnë pagesën e tatimit në pronë për këto çështje, do të veprojnë edhe përmes përmbaruesit.
“Me ligjin e ri nga 1 tetori 2018, jemi të obliguar që të veprojmë përmes përmbaruesve, ndërsa borxhlinjët jemi të obliguar t’i dërgojmë tek përmbaruese, që pastaj do të kenë shpenzime edhe më të mëdha dhe rëndësuese që në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë që t’ju bëjmë presion ndaj amvisërisë. Borxhlinjtë me të mëdhenjtë janë ish-ndërmarrjet shoqërore, bizneset dhe amvisërisë”, është shprehur Ajeti-Sadiku, përderisa ka shtuar se Drejtoria e Financave, përkatësisht sektori i tatimit në pronë, rëndësi të madhe i ka kushtuar kësaj fushate, ku deri me tani janë shpërndarë 41 mijë fatura të tatimit në prone në vlerë 1.9 milion euro, të cilat janë shpërndarë përmes postës, nëpër familjet ferizajase.
“Pjesa e parë e këtij vitit ka qenë mjaft e mire, krahasuar me periudhen e njejte te vitit te kalur,ka filluar te këtë ndryshime pozitive dhe të hyra më të mëdha, ku kemi arritur të grumbullojmë mbi 1 milion euro të hyra. Andaj kërkojmë nga të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e borxhit, sepse pas datës 1 korrik, fillojnë kamatat dhe ndëshkimet që janë rënduese për xhepin e tyre”, ka thënë drejtoresha e financave.
U bë e ditur se të hyrat nga tatimi në pronë shfrytëzohet për investimet kapitale në përmirësimin dhe ndërtimin e rrugëve, furnizimin me ujë, ndërtimi dhe përmirësimin e rrjeteve të kanalizimit, krijimi i hapësirave të gjelbëruara publike, përmirësimi i kushteve nëpër shkolla, zgjerimin e ndriçimit publik, pastërtinë publike si dhe shumë projekte të tjera në interes të të gjithë qytetareve.