Fillojnë “Ditët e Kulturës”- Ferizaj 2019
Redaksia
Ferizaj24
6 Qershor 2019
1 min lexim
138 vizita
Me ekspozitën kolektive të Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zeef Kolombi”, në Galerinë e Arteve në Ferizaj, është bërë hapja solemne e “Ditëve të Kulturës”-Ferizaj 2019.
Hapjen e kësaj ekspozite e bëri drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani, me ç’rast këtë aktivitete e ka vlerësuar tejet lart dhe të një rëndësie shumë të madhe për të gjithë artistët.
Me këtë rast drejtoresha Xhemile Murtai-Shabani bashkë me përfaqësuesen e jurisë Laura Brahimi, publikuan edhe fituesin e kësaj ekspozite që ishte Jetullah Sylejmani nga Ferizaj. Udhëheqësi i Galerisë së Arteve, Skender Bedriu, ndau një mirënjohje të veçante për karrierë artistike, piktorit-skulptorit Emin Hasani.
Po ashtu mbrëmë është shfaqur edhe shfaqja “Koprraci” në regji të Eli Nurës.
Detajet
Publikuar
6 Qershor 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
138
Fjalë
141