FIVESTAR 730x440 1 560x416 - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

Për më shumë se 4 muaj, qendra e fitnesit “Fivestar” po mashtron klientët e saj në Ferizaj. Që nga ajo kohë, lokali i “Fivestar” nisi një renovim që nuk po përfundon. Edhe pse tani të gjithë janë të bindur se ky lokal nuk do të hapet më nga “Fivestar”, ata vetë nuk i kanë njoftuar klientët për këtë, e as për t’ua kompensuar atyre paratë e shpenzuara për abonime vjetore.

Para më shumë se 4 muajsh, fitnesi “Fivestar”, pa asnjë paralajmërim, kishte nisur një renovim të pazakontë të qendrës së tyre në Ferizaj. Megjithëse nuk kishin bërë një njoftim publik për këtë, punëtorë të “Fivestar” u kishin thënë disa prej klientëve se renovimi do të përfundonte brenda pak ditësh.

“Fjalët kanë qenë për 10 ditë renovim”, thotë Jeton Sadiku, një nga klientët e kësaj qendre të fitnesit.

Por kishin kaluar më shumë se 10 ditë, ndërkohë fitnesi vazhdonte të qëndronte i mbyllur. Më 12 nëntor të vitit të kaluar, “Fivestar” vendosi t’i njoftonte klientët se qendra e fitnesit do të qëndronte e mbyllur deri në fund të muajit.

“Fivestar” njoftonte se muaji nëntor do t’iu kompensohej të gjithë klientëve.

52011207 303841286983282 3068541016714772480 n - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

Edhe përmes një njoftimi në xhamat e lokalit, “Fivestar” kishte paralajmëruar rihapjen e fitnesit më 1 dhjetor 2018, derisa kishte njoftuar të interesuarit se gjatë kësaj kohe do të mund të paguanin abonimin vjetor, për ta shfrytëzuar më pas kur të hapej lokali.

“Gjatë renovimit, anëtarësimet bëhen nga ora 10:00 deri në 20:00. Fitnesi do të hapet më datë 01.12.2018”, shkruhej në njoftim.

52520579 807392056270546 5423204515455172608 n - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

Kjo letër vazhdon të qëndrojë ende e ngjitur në xhamat e lokalit. Ndërkaq lokali vazhdon të qëndrojë ende i mbyllur.

Dy muaj më pas, klientët filluan të shkruanin edhe në faqen e “Fivestar” në Facebook.

51579802 1523450384454470 8866473951207882752 n - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

Një tjetër klient të cilit gjithashtu i kishin thënë se renovimi nuk do të zgjaste më shumë sesa 10 ditë, kishte paguar abonimin 1 vjeçar për 4 persona, vetëm pak ditë pasi kishte nisur renovimi.

“Unë kam pagu 200 euro për 4 persona. E kam pagu 2 ditë ose 3 pasi kanë hy në renovim. Në Prishtinë e kam pagu. Atëherë nuk më kanë thënë se nuk hapet më. Deri sot – mundesh me hy në faqen e tyre në Facebook – nuk ka lajmërim, edhe pse shumë njerëz i kanë pyet nëse ka diçka për Ferizaj. I kam thirrë edhe unë, ama s’kanë dhënë asnjë informatë. Disa ditë më herët më ka njoftu një person në njërën prej pikave të tyre që kjo nuk hapet më”, ka thënë 24 vjeçari, që për shkak të frikës se pas deklaratës së tij nuk do t’ia kthenin borxhin, ka dashur të mbetet anonim.

Ndërkaq Artan Aliu nga Ferizaj ishte pjesë e këtij fitnesi që prej hapjes së tij, derisa një ditë e gjeti derën të mbyllur.

“Ia kam fillu prej ditës së parë kur është hapur në Ferizaj. Një ditë veç jam ba gati, kam shku me ushtru edhe e kam pa lajmërimin në xham që është mbyllë për renovim”, ka thënë Artani.

Ai kishte paguar abonimin vjetor prej 79 eurosh derisa “Fivestar” kishte nisur renovimin e pafund.

“Kur ka dalë oferta e fundit, derisa kanë qenë në renovim, unë kam shku edhe e kam pagu për 1 vit. Kam provu me kontaktu me ta. I kam thirrë e iu kam shkru disa herë, por s’kanë kthy përgjigjje kurrë.”, thotë ai.

Pasi nuk mundi të merrte përgjigjje përmes telefonit e Facebook-ut, Artani kishte vendosur të shkonte në Prishtinë për t’i pyetur për kompensimin e pagesës. Atje ai kishte marrë një premtim të rrejshëm se shpejt do të kontaktohej për t’ia kthyer paratë.

“Kam shku në Prishtinë; atje një punëtor aty më tha që kanë me iu kontaktu javën e ardhshme për me ua kthy paret, ama janë ba më shumë se një muaj e nuk më ka thirrë askush”, shprehet 36 vjeçari.

Insajderi ka kontaktuar numrin e Fivestar në Ferizaj.

Recepsionistja e “Fivestar” që u lajmërua në telefon, tha se numri tanimë është i pikës në Gjilan.

“Në këtë numër e kanë qitë këtë pikë të Fivestarit në Gjilan”, tha ajo.

Edhe pse dha një konfirmim për mbylljen e kësaj qendre, ajo tha se nuk e di arsyen se pse është mbyllur.

“Nuk dimë as ne kurrgjë hiç, nuk dimë, nuk dimë pse e kanë mbyllë. Plot po thërrasin kështu për Ferizaj, ama s’kemi ndonjë informacion”, insistoi ajo, duke mos u përgjigjur nëse do t’ua kompensojnë pagesat klientëve.

Kjo qendër nuk i është përgjigjur as pyetjeve me shkrim të Insajderit, ani pse Gazeta ka pritur më shumë se dy javë për përgjigjje.

Por Insajderi ka marrë vesh nga burime brenda “Fivestar” se kjo qendër nuk do të hapet më.

“Njëherë kanë paralajmëru renovim, masanej e ndalën renovimin. Mua më kanë paralajmëru veç për renovim. Por e kemi ndalë edhe me e mbyllë”, ka thënë burimi.

Papërgjegjësia e “Fivestar” ka shkaktuar komente edhe në faqen e tyre në Facebook.

Ferizajasit që ishin klientë të “Fivestar”, kanë shkruar në faqen e kësaj qendre në Facebook. Ata po ndihen të vjedhur nga “Fivestar”.

51615236 2545825112113611 2168570807846961152 n - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

“Hajna! Keni vjedhë shumë njerëz që kanë pagu!”, ka shkruar një person në faqen e “Fivestar” në Facebook.

51793338 239734306969030 2330151081000042496 n - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

Një tjetër sugjeronte ngritjen e një padie kundër “Fivestar”.

52331963 319132875388892 5890318875030978560 n - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

Megjithëse fitnesi vazhdon të jetë i mbyllur, disa pajisje të ushtrimeve qëndrojnë ende brenda hapësirave të lokalit.

51828260 292715701402545 6263041329593319424 n - "Fivestar" mashtron klientet ne Ferizaj

Me koncert e festë, “Fivestar” në Ferizaj ishte hapur më 10 tetor të vitit 2016. Në hapje, kjo qendër fitnesi premtonte se do të ofronte hapësira adekuate të standardeve më të larta për kujdes të shtuar fizik dhe shëndetësor, si dhe pajisjet më të avancuara të fitnesit. /Insajderi.com


www.foxshop-ks.com