71662390 2449580748496944 9201223414495313920 n1 560x416 - Flet 32 vjeçari nga Ferizaj i prekur me koronavirus, tregon simptomat e para!

Katër persona rezultuan pozitiv nga testet e kryera së fundi për COVID-19 së në Kosovë.

Një nga 28 qytetarët kosovarë të prekur nga koronavirusi është edhe 32 vjeçari nga fshati Bibaj në komunën e Ferizajt.

I kontaktuar nga Indeksonline, Jetmir Hyseni I ka deklaruar se ai ishte prekur me koronavirus gjatë qëndrimit në Gjermani, ndërsa dje është kthyer nga aeroporti i Dusseldorf-it në drejtim të Kosovës.

Hyseni kishte udhëtuar për në Gjermani për arsye biznesore ndërsa u kthye dje me 95 kosovarët e tjerë për kthimin e të cilëve u përkujdes Ministria e Infrastrukturës. Jetmir Hyseni tha se dje kishte pasur temperaturë ethe dhe kokëdhimbje, por që sot është më mirë.

Tani ai po mjekohet në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa u diagnostikua me koronavirus kur arriti në Aeroportin e Prishtinës.

“Dje isha me temperaturë, ethe, kokdhimbje. Sot jam gjithçka në rregull. Atje kam pas kontakte me njërës, kurse në Kosovë jo. Prej aeroportit jam në spital, trajtimi nuk është i keq, është mirë. Në Gjermani kam qëndruar që nga data 12 mars”, tha Hyseni.

Ai pati një apel për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë sa më shumë brenda dhe të ndjekin udhëzimet e shfaqura gjithandej.

“Për të mirë të atyre që janë edhe me sëmundje tjera që janë më të rrezikuar prej këtij virusi. Sot jam si mos më mirë, besoj që kam kalu krizën. Sipas një infektologu veçse e kam kalu. Kam qenë për çështje biznesi sepse jam edhe sipërmarrës”, shtoi Jetmir Hyseni.

Autoritete kosovare kanë ndërmarrë një sërë masash që nga data 13 mars, në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi që mori jetën e mijëra njerëzve anembanë botës dhe është shqetësueses përhapja e madhe e tij.

OBSH ka shpallur situatë pandemike, kurse në Kosovë vazhdojnë të jenë të shtrirë në Klinikën Infektive dhjetëra të prekur, e disa prej tyre në vetizolim nëpër shtëpi.


www.foxshop-ks.com