FERIZAJ 1 11 560x416 - Flet drejtori i spitalit të përgjithshëm në Ferizaj rreth situatës me COVID19


Në qytetin e Ferizajt ende nuk ka asnjë prekur nga koronavirus deri më tani. Qytetarët janë ata të cilët janë duke respektuar në masë të madhe sygjerimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit Covid19 shkruan Kosova Post.

Gjatë ditës së sotme përmes disa pamjeve të siguaruara nga Kosova Post, shihet qartë që qyteti është i zbrazët përgjat gjithë sheshit kryesorë shihen edhe kafenet dhe restorantet e mbyllura.

Ishte drejtori i spitalit të përgjithshëm në Ferizaj, Jeton Zeqiri i cili dha informacione të sakta për gjendjen aktuale në Ferizaj dhe për të dyshuarit në këtë qytet.

“Krahas statistikave që i kemi marrë në organizimin e punës shëndetsore, bashkarishtë me drejtoreshën e QKMF-së dhe me zyrën e kryetarit Aliu, e kemi krijuar shtabin e emergjencave në mënyrë që të jemi të organizuar dhe verifikues për kontrollin sa më të mirë të gjendjes së krijuar. Spitali dhe QKMF kanë krijuar një hapësirë vetëm për pacientët që janë të dyshuar për virusin Covid 19, dhe organizime tjera përcjellëse informuese dhe trajnime të ndryshme të stafit. Në 24 orët e fundit janë të dyshuara dy dhe tani jemi duke i pritur rezultatet” tha ai

Sipas vendimit të institucioneve qëndrore edhe në këtë qytet janë duke punuar vetëm marketet dhe barnatoret.

89576857 507425140208936 4043880338189975552 n 1024x768 - Flet drejtori i spitalit të përgjithshëm në Ferizaj rreth situatës me COVID19

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.