franca 4 750x450 750x4201 560x416 - Franca njeh Ushtrinë e Kosovës

Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së, Kosova nga sot e ka ushtrinë e saj.

Forca të Armatosura.Ambasada e Francës së Kosovë, nëpërmjet një komunikate ka thënë se Franca njeh miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat parashikojnë tranzicionin e saj gjatë një dekade.Sipas komunikatës, Franca kërkon që të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Franca dëshiron mbetjen në fuqi të marrëveshjeve me KFOR-in lidhur me praninë e FSK-së në veri të vendit. Ajo i bën thirrje Kosovës që të rifillojë sa më shpejt dialogun me Serbinë me qëllim të arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin e tyre.


www.foxshop-ks.com