Future po bën lëvizje për para të mëdha.
Gjatë një vizite të fundit të tij në radio V-103 të Atlantas që të promovojë albumin e tij të ri bashkëpunues me Juice WRLD, ai zbuloi se po punohet drejt një marrëveshje të madhe.
Marrëvshja e re e Future pritet të jetë hiç më pak se në vlerë prej 50 milionë euro.
“Future e bëri atë. E dini për çka po flas. Atë marrëveshje mbi 30 milionë dollarë, përgëzime”, u shpreh Greg Street.
[embedded content]
Duke qëndruar në prapaskenë, Future u përgjigj: “Është një situatë e bukur”.
Bëhet fjalë për projektin “Wrld on Drugs” që është realizuar me Epic Records. Nuk shtë ende e qartë nëse marrëveshja është për muzikë ose për ndonjë gjë tjetër.
Future aktualisht po përgatitet për turneun evropian që fillon në shkurt me Nicki Minaj. /Telegrafi/