genta 1539676380 7505420 696x855 696x6951 560x416 - Genta Ismaili flet hapur për personin që ia ka rrëmbyer zemrën

Genta Ismaili rrallëherë flet në intervista për jetën e saj private. Që nga lidhja dhe më pas ndarja me Milot Binakun, ajo asnjëherë nuk ka folur më për ndonjë lidhje tjetër.

Kësaj radhe në një intervistë me për plot 50 pyetje në Prive, ajo fliste gjithë kohës për një person të shtrenjtë për të, por në asnjë moment nuk zbuloi identitetin.

“Një ngjarje e pabesueshme këtë vit…”?, ishte pyetja për Gentën, derisa përgjigja e saj ishte:“Një takim me një njeri shumë të dashur për mua”.Më pas këngëtarja e ka përmendur edhe njëherë “këtë personin e dashur” misterioz, që në ditëlindjen e saj i paska falë ndjenja të paharrueshme.

“Shumë ditëlindje të bukura kam pasur. Dhurata më e mirë që e kam marrë është kur e kam taku një njeri shumë të dashur timin. Në momentin që më ka përqafuar më ka bërë të ndjehem shumë mirë”, tha Genta, duke lënë të dyshohet se dikush ia kishte rrëmbyer zemrën.


www.foxshop-ks.com