Derisa banorët e fshatrave Sojevë, Dardani, Mirosalë, Zllatar, Bibaj dhe të Fshatit të Vjetër të Komunës së Ferizajt po vazhdojnë të përballen me mungesë dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, ata kanë adresuar një ankesë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, në Zyrën e Regullatorit të Energjisë, KEDS-it, kryetarit të Komunës së Ferizajt dhe Policisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e këtyre gjashtë fshatrave nëpërmjet kërkesës së nënshkruar kanë kërkuar investime në rrjetin e energjisë elektrike me qëllim të përmirësimit të gjendjes.
Këtë kërkesë përfaqësuesit e këtyre fshatrave e kanë bazuar në Ligjin për energjinë elektrike nr. 05/L – 085, Ligjin për Rregullatorin e Energjisë nr. 05/L-084 si dhe në Rregulloren për zgjidhjen e ankesave dhe kontesteve në sektorin e energjisë- ZRRE/ nr 04/2017 e miratuar nga ZRRE-ja.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.