Gjendet 46-vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
14 Qershor 2021
1 min lexim
186 vizita
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.
Vëllai i saj, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë.
Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast.
Detajet
Publikuar
14 Qershor 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
186
Fjalë
91