Polica e Kosovës në Ferizaj ka arritur të gjejë vajzën e raportuar gjatë vikendit si të zhdukur nga familjarët e saj.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi ka treguar se me datën 22.04.2018 një vajzë e mitur ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Rasti është evidentuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë.
Me të marrë lajmin njësitë patrullues kanë dalë në qytet dhe e kanë gjetur vajzën në qendrën e qytetit të Ferizajt. Gashi nuk ka dhënë detaje se ku saktësisht dhe në çfarë gjendje është gjetur vajza, mirëpo ka bërë të ditur se ajo ka deklaruar se ka dalë me dëshirën e saj nga shtëpia e prindërve.
“Është sjellur në stacionin policor, ku në prezencën e punëtorit nga qendra për punë sociale ka deklaruar se është dalur vullnetarisht nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe ka qenë duke qëndruar nëpër qytetin e Ferizajt”, ka treguar ai.
“Pas përfundimit të deklaratës, e njëjta është marrë nga prindërit e sajë dhe është kthyer në shtëpi”, ka thënë Gashi.