Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
7 Shtator 2020
1 min lexim
131 vizita
Në Spitalin Rajonal të Ferizaj janë duke u trajtuar 25 pacientë me COVID-19, prej tyre 20 janë me oksigjeno –terapi ndërsa një pacient tjetër është duke u asistuar me maskën CPAP.
“25 janë të shtrirë me COVID-19, 20 janë me oksigjeno – terapi një është në CPAP”, ka thënë drejtori i Spitalit Jeton Zeqiri për KALLXO.com.
Tutje ai tregoi se gjendja në përgjithësi është e mirë.
Sot në këtë komunë nuk është shënuar as një rast i ri i infektuar me coronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka treguar se në nivel vendi janë regjistruar edhe 85 raste të reja me COVID-19, janë shëruar 97 të tjerë dhe kanë vdekur pesë si pasojë e infeksionit me SARS-CoV- 2.
Në nivel vendi me COVID-19 janë të infektuar 14 mijë e 204 persona, 10 mijë e 603 të tjerë janë shëruar dhe 568 kanë vdekur.
Detajet
Publikuar
7 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
131
Fjalë
146