Steve Tomlinson ishte duke kërkuar në një plazh në Kent të Anglisë, kur gjeti një gjysmë qypi romak që besohet se është punuar para afro 2,000 vitesh.
Entuziasti 47-vjeçar që kërkon për gjësende të vjetra, shkoi në të njëjtin plazh pas dy javësh dhe u befasua kur e gjeti edhe pjesën tjetër dhe kompletoi enën e lashtë, transmeton Telegrafi.
Për gjysmë e qypit, atij i ofroi në koleksionues privat 2,000 funte, por refuzoi ta shiste, ndërsa tani që ka gjetur pjesën tjetër, vetëm dhjetë metra larg të parës, as që e ka në plan ta shes.
“Nuk dua para, kjo i përket të kaluarës dhe duhet të vendoset në muze që ta shohin të gjithë. Është e pavlerë të qëndrojë në shtëpinë time”, ka thënë Tomlinson.
Ky qyp që besohet të jetë punuar rreth vitit 140 Pas Erës Sonë, e ka në mes një kryq dhe vjen prej Romës së Lashtë, ndërsa ende nuk dihet vlera që e ka. /Telegrafi/