Mike Izzard po gërmonte në afërsi të shinave të trenit në Herfordshire të Anglisë, ku për tri vite punon si vullnetar, kur hasi në diçka të butë në dheun që po e përgatiste për të mbjellë lule.
Fillimisht, 45-vjeçari e gjeti një monedhë të vogël, pastaj shtatë tjera me vlerë më të madhe dhe një çelës, para se ta nxirrte në tërësi objektin nga lëkura, transmeton Telegrafi.
Brenda e gjeti një çek të Midlan Bank, si dhe një kartelë që mbante emrin e Angela Diamond.
Pasi postoi në rrjetet sociale fotografitë me gjërat që gjeti, u lajmërua pronarja që jetonte në atë zonë, afro katër kilometra ku edhe u gjend çanta.
“Duket si ndonjë skripte filmash, se jo vetëm që e gjeta pronaren, por edhe ia dorëzova në të njëjtën ditë”, ka thënë Izzard.
Angela, tani 63-vjeçare e di ditën e saktë kur ia vodhën çantën, madje ende rrëqethet, pasi ishte frikësuar së tepërmi.
“Dikush doli prej shkurreve dhe më shtyu fuqishëm, pasi u rrëzova ma vodhi çantën dhe iku. Isha vetëm dhe kisha shumë frikë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, ndjehet mirë që dikush e gjeti sërish dhe gjeti mundimin t’ia kthente, megjithëse ka kaluar shumë kohë e gjatë. /Telegrafi/