Policia në Ferizaj ka sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fishekë, pasi në dy ahengje të ndara familjare, Ferizaj dhe Shtime, ka pasur gjuajte me armë zjarri.
Përmes një komunikate, policia njofton se personat e dyshuar me inicialet E.H 39 vjeçar dhe F.B 26 vjeçar , pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë iniciuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ‘’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’ , ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni. Rastet janë në procedurë të mëtejme hetimore.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar informacione se ka të shtëna me armë të zjarrit, ka marrë veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, Ferizaj dhe Shtime, ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fishekë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit , të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Klan Kosova.