Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se Gmail është shërbim i famshëm, por a keni menduar ndonjëherë si shëndrrohet kjo në shifra? Google tani ka dhënë një përgjigje.
Me sa duket rreth një e pesta e popullsisë së botës ka një llogari në Gmail – 1.5 miliardë në total. Natyrisht, ka shumë njerëz që kanë më shumë se një email adresë Gmail, por shifra është shumë mbresëlënëse, megjithatë.
Shifra e re do të thotë që baza e përdoruesve të Gmail (ose të paktën numri i adresave) është rritur me 50 për qind në tre vjet – prej herës së fundit kur Google na përditësoi rreth numrave të përdorimit.
Duke shkruar në Twitter, Google ndau lajmet me një cicërimë që meritoi një etiketë #humblebrag :
1.5 billion users and counting. Thank you 😊 → https://t.co/1sm8jbRGkr pic.twitter.com/XaP9sfQT3i
— Gmail (@gmail) October 26, 2018
1.5 miliardë është një numër shumë i lartë, prandaj është e kuptueshme që Google po mburret për arritjen e këtij momenti monumental. /Telegrafi/