gold ag per halil kastratin se kam vec shok e kam vella - Gold AG për Halil Kastratin: S’e kam veç shok, e kam vëlla

Reperi i njohur Gold AG ka paralajmëruar se më 27 nëntor do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me Shkelzen Jetishin.

Bëhet fjalë për një këngë të re të titulluar “Gjakova”, e cila i dedikohet qytetit të Gjakovës.

Ndërkohë, reperi nga Presheva vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmit, Gold AG ka publikuar një imazh, ku shfaqet në prani të hoxhës së njohur, Halil Kastrati.

Lexo po ashtu:

Ky i fundit është bërë i njohur tashmë për aktivitetet e shumta humanitare që organizon, duke u dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Në mbishkrimin e fotografisë, Gold AG shkruan për miqësinë e mirë që ka me Kastratin – miqësi të cilën preferuan ta quajë më shumë vëllazëri.

“S’e kam veç shok po e kam vëlla, jem së bashku për mos me u nda deri në kiamet”, ka shkruar reperi në Instagram.

Ndërkohë, dhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij nuk kanë munguar. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com