Dje rreth orës 22:00 të mbrëmjes në qytetin e Ferizajt e ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Dyshohet se janë vjedhur dhjeta mija euro.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt Agim Gashi. Megjithëse ai nuk ka pranuar të jap shumë informacione, ndërsa media mëson se janë vjedhur afro 40 mijë euro.
“Po mund të konfirmoj se një grabitje ka ndodhur. Por nuk kemi më shumë informata, raporti po bëhet gati”, ka thënë shkurt zëdhënësi Gashi.