Një grua nga Ferizaj thotë se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.
Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Viktima femër nga Ferizaj ka raportuar gjatë ditës së djeshme është sulmuar seksualisht nga një mashkull i cili i kishte bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike.
Tutje viktima ka thënë se ka hezituar ta paraqes rastin me kohë, nga frika nga i dyshuari.
“Viktima femër kosovare me datën 03.05.2021 ka raportuar se nga data e cekur është ngacmuar e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, duke i bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike. Sipas viktimës, mos raportimi me kohë ka qenë frika nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.