Grumbulloi para për shërimin e saj, Labinot Tahiri flet mes lotësh pas vdekjes së Valentina Ibrahimit
Redaksia
Ferizaj24
19 Nëntor 2020
1 min lexim
153 vizita
Labi flet i trishtuar pas vdekjes së Valentina Ibrahimit.
24-vjeçarja Valentina Ibrahimi nga Ferizaj, e cila ishte diagnostikuar me leukemi akute nuk mundi t’i përballojë sëmundjes.
Ajo ka ndërruar jetë sot në Turqi, ku edhe ishte duke marrë trajtim për këtë sëmundje.
Për të grumbulluar para për shërimin e saj ishte angazhuar edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili për dy ditë me radhë ishte në krye të aksionit për t’i dalë në ndihmë Valentinës.
Ai e mori me pikëllim lajmin për vdekjen e Valentina Ibrahimit, ndërsa përmes një videoje ‘live’ në Facebook foli me shumë dhimbje.
Këngëtari, i emocionuar falënderoi të gjithë ata që dhuruan për shërimin e Valentinës, e cila nuk e përballoi sëmundjen.
Detajet
Publikuar
19 Nëntor 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
153
Fjalë
144