Një rast vjedhjes ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt më 10 qershor.
Ankuesi mashkull ka raportuar në polici se persona të panjohur kishin depërtuar brenda shtëpisë së tij duke hapur me forcë një dritare.
Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se i është vjedhur një pistoletë për të cilën posedonte leje për armëmbajtje.