hajni filmohet duke vjedhur fanellen e cila ishte vendosur ne nderim te pronarit te ndjere te leicester cityt video 560x416 - Hajni filmohet duke vjedhur fanellën, e cila ishte vendosur në nderim të pronarit të ndjerë të Leicester Cityt (Video)
hajni filmohet duke vjedhur fanellen e cila ishte vendosur ne nderim te pronarit te ndjere te leicester cityt video - Hajni filmohet duke vjedhur fanellën, e cila ishte vendosur në nderim të pronarit të ndjerë të Leicester Cityt (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur një hajn vodhi një fanellë sportive, të lënë jashtë ambasadës tajlandeze në Londër, në kujtim të kryetarit të vdekur të ekipit të futbollit, Leicester City.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një burrë u kap nga kamerat e sigurisë rreth hyrjes së ambasadës, para se të rrëmbejë fanellën dhe ta fuste atë në çantën e tij.

Lexo po ashtu:

Ai ishte lënë në nderim të pronarit dhe kryetarit të klubit të futbollit, të vrarë tragjikisht në një aksident me helikopter të shtunën e kaluar.

Bëhet e ditur se vjedhja ndodhi rreth orës 3 pasdite, vetëm disa orë pasi fanella ishte vendosur së bashku me një shall të klubit dhe shënim të shkruar me dorë në kujtim të Vichai Srivaddhanaprabha.

Lexo po ashtu:

Sipas The Sun, në shënim shkruhej: “R.I.P Vichai, ti bëre që çdo ëndërr e tifozëve të Leicesterit të bëhet realitet”.

Ndryshe, pronari miliarder Vichai Srivaddhanaprabha bleu klubin në vitin 2010 dhe i mbikëqyri ata duke fituar Kampionatin, triumfi i tyre historik i Premier League në vitin 2016 dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu:

Ndërkohë është raportuar se piloti kishte shmangur një tragjedi edhe më të madhe, duke drejtuar aeroplanin në mënyrë heroike larg nga një grup i tifozëve.

Veç kësaj, Daily Star Online shkruan se helikopteri mund të ishte rrëzuar nga një sulm zogjsh pasi ata ishin tërhequr nga reflektorët e stadiumit. /Telegrafi/

[embedded content]


www.foxshop-ks.com