Rastin e ka paraqitur në Polici vetë pronari R.SH. Prokuroria e ka cilësuar këtë si vjedhje të rëndë, ndërsa është konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për një person.
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një këmbimore në qendër të qytetit të Ferizajt, ku janë vjedhur rreth 70 mijë euro.
Vjedhja në një këmbimore në Ferizaj, rezulton të ketë qenë e planifikuar në detaje. Këmbimores ‘Lisi’ në këtë qytet, iu vodhën 70.000 euro gjatë natës mes së hënës dhe së martës.
Në lokalin në rrugën “Dëshmorët e Kombit” është depërtuar nga mbrapa, me ç’rast është thyer muri i ndërtuar me tulla.
Më pas, është hapur arka me çelës, ku janë vjedhur në total 70.000 euro, por në valuta të ndryshme.
Një person i vetëm më pas e ka vjedhur DVR-in e kamerave, kurse ende pa hyrë në lokal, nga jashtë e kishte prerë kabllon e internetit.
Rastin e ka paraqitur në Polici vetë pronari R.SH. Prokuroria e ka cilësuar këtë si vjedhje të rëndë, ndërsa është konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se janë duke e hetuar rastin dhe se njëherë nuk mund të nguten me deklarata.