Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë (DSHPE), Arben Halili ka thënë, se kabinat që qytetarët për pritje të autobusëve në Ferizaj janë planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2019 – 2020.
Ai ka shprehur se do të vendosen disa pritore si në qytet ashtu edhe ne fshatra në Komunën e Ferizajt.
“Po besoj se fjala është për(KABINAT) pritoret e autobusëve dhe ju informoj se ne projektbuxhetin e vitit 2019 dhe 2020 janë të planifikuara këto pritore.
Për vitin 2019 komuna ka planifikuar 10.000 euro buxhet dhe janë në përfundim procedurat e tenderimit, ndërsa për vitin 2020 janë planifikuar 20.000 euro”.