manaferra 560x416 - Hani sa më shumë manaferra, kanë plot përfitime

Manaferrat janë një shenjë dalluese e verës. Gjatë muajve të ngrohtë, ju mund të gjeni manaferra në dyqane dhe treg, pa asnjë problem.

Por, megjithatë ju mund ta konsumoni këtë frut edhe gjatë stinëve të tjera dhe muajve të ftohtë, të ngrirë – pasi nuk humbet vlerat dhe përfitimet shëndetësore që ka.

Trupi juaj do t’iu falenderojë sepse vlerat ushqyese të manaferrave janë të jashtëzakonshme, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë gjeni disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni nëse përfshini manaferrat – të freskëta dhe të ngrira – në regjimin tuaj ushqimor.

Manaferrat kanë shumë fibra

Një filxhan me manaferra të freskëta (1/4 e filxhanit me manaferra të ngrira) ofrojnë rreth 60 kalori dhe tetë gramë fibra.

Kjo është rreth një e treta e sasisë së fibrave që duhet të synoni të hani gjatë një dite. Kjo sasi e fibrave do t’iu bëjë të ndiheni të ngopur, ul kolesterolin, ndihmon humbjen e peshës dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Po ashtu do ndihmojë në stimulimin e tretjes më të mirë. Manaferrat janë prebiotikë, që do të thotë se ushqejnë bakteret e mira në zorrët tuaja që janë të lidhura me imunitetin, disponimin dhe efektet anti-inflamatore.

Janë të pasura me vitaminë C

Do të merrni gjysmën e sasisë së rekomanduar të vitaminës C me një filxhan me manaferra.

Përveç që ndihmon imunitetin dhe përmirëson shëndetin e lëkurës, ky antioksidant i fuqishëm është i nevojshëm për riparimin e ADN-së dhe prodhimin e kolagjenit dhe serotoninës (që ndihmon në nxitjen e lumturisë dhe gjumit).

Ndihmojnë shëndetin e eshtrave

Një filxhan me manaferra siguron 1/3 e sasisë së vitaminës K që e ndihmon gjakun të mpikset dhe është esenciale për kockat tuaja.

Vitamina K është e nevojshme për formimin e kockave dhe disa studime kanë treguar se mungesa e kësaj vitamine është e lidhur me rritjen e rrezikut të thyerjes dhe osteoporozës.

Mangani në manaferra (ju do të merrni gjysmën e konsumit të përditshëm të këshilluar në një filxhan) gjithashtu mbështet shëndetin e kockave, si dhe prodhimin e kolagjenit për lëkurë të shëndetshme.

Ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak

Manaferrat janë një nga frutat me më së paku sheqer – rreth 7 gramë për një filxhan me manaferra të freskëta.

Sasia e ulët e sheqerit dhe sasia e lartë e fibrave që përmban ky frut e bën atë një opsion shumë të mirë për rregullimin e nivelit të sasisë së sheqerit në gjak.

Mbrojnë trurin tuaj, po ashtu

Antioksidantët në manaferra është vërtetuar se ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit të trurit dhe ndryshimin e mënyrës se si komunikojnë neuronet.

Këto rezultate ndihmojnë për të shmangur humbjen e kujtesës që lidhet me moshën.


www.foxshop-ks.com