Hapet për qarkullim rruga Kaçanik-Han i Elezit
Redaksia
Ferizaj24
30 Maj 2018
1 min lexim
148 vizita
E mbyllur që nga data 8 maj, rruga Kaçanik-Han i Elezit është hapur për qarkullim gjatë ditës së sotme.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se rruga është sanuar brenda një kohe rekorde dhe tashmë është e hapur për qarkullim, transmeton Ferizaj24.
Në vendin ku ka pasur rrezik për shembje është vendosur një tjetër mur mbrojtës rreth 250 metra. Lekaj ka thënë se kjo rrugë do të vazhdohet të monitorohet.
Detajet
Publikuar
30 Maj 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
148
Fjalë
79