Britannia Hotel është vlerësuar si hoteli më i keq në Britani të Madhe, për vitin e gjashtë me radhë.
Imazhet e tmerrshme të shkrepura prej vizitorëve, që janë studiuar prej ekspertëve të organizatës Wich, tregojnë gjendjen e mjerueshme brenda – me mure e tepih të njollosura, peshqir të shqyer dhe ulëse të kapura me shirit ngjitës, transmeton Telegrafi.
Deri në dhënien e këtij ‘çmimi’ organizata ka pyetur afro tetëmijë vizitorë të hoteleve të ndryshme, që të flasin për pastërtinë, dhomat e fjetjes, shtretërit, banjat, ushqimin dhe pijet, hapësirat e përbashkëta, shërbimin për klient dhe vlerën në para.
Shumica e ankesave për Britannia ka qenë për shërbimin për klientë, kualitetin e dobët të dhomave, të pasuar prej nivelit të pastërtisë dhe kualitetit të dobët të ushqimit.
“E vjetër, e dërmuar dhe që i ka dalë afati” kanë qenë shprehjet më të shpeshta, me të cilat është përshkruar gjendja dhe shërbimi i këtij hoteli, që mblodhi 35 për qind të pakënaqësive të vizitorëve. /Telegrafi/