w 45 560x375 - Hoti në Ferizaj: LDK është dhe do të mbetet e bashkuar

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar strukturat dhe simpatizantët e LDK-së në Ferizaj.

Sipas tij, LDK është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij, njofton Klan Kosova.

“Në Ferizaj, ndryshe në qytetin e zhvillimit, u pritëm ngrohtësisht nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së”.

“LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij”.

“Ky qytet i zhvilluar dhe i dalluar për shkathtësitë e njerëzve në të bërit biznes kërkon një stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, të cilin vetëm LDK-ja e ofron dhe e garanton”.

 


www.foxshop-ks.com