Pavarësisht një ndalimi të shitjeve në SHBA, Huawei mbajti vendin e dytë të tregut global të telefonëve në tremujorin e fundit, sipas vlerësimeve të reja nga IDC.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, shitësit e telefonëve dërguan gjithsej 355.2 milionë njësi, rënie prej 6% nga viti i kaluar.
Megjithëse Samsung është ende udhëheqësi i qartë i tregut me 20.3% të shitjeve totale, shitjet ranë 13.4% nga viti në në vit, me 72.2 milionë njësi të shitura.
Konglomerati i Koresë së Jugut vazhdon të ndjejë presion nga mungesa e pranisë së tyre në Kinë, tregu më i madh në botë për telefona, i cili përbën rreth 1/3 të dërgesave globale, ndërkohë që ballafaqohet me konkurrencë të ashpër në tregjet në zhvillim si India dhe Indonezia, nga markat kineze në rritje të shpejtë si Xiaomi, Oppo dhe Vivo.
Për tremujorin e dytë, Huawei u pozicionua në vendin e dytë, dërgoi 52 milionë telefona, duke kapur 14.6% të tregut të përgjithshëm telefonik, të nxitur nga shitjet e markës së tyre premium P20 dhe serisë Honor, e cila kryesisht synon klientë më të rinj online.
Me lansimin e fundit të serisë Mate 20 të Huawei-it, me Mate 20 Pro si një nga telefonat Android më të mirë të vitit 2018, nëse jo më i miri, është e sigurt se kompania do të ndez një konkurrencë të ashpër me Apple këtë sezon të festave. /Telegrafi/