Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër ndërkombëtare e dramës biografike amerikane, “The Front Runner”.
Aktori Hugh Jackman luan rolin kryesor në këtë film, ndërsa e portretizon një senator, i cili bie nga gara presidenciale për shkak të një afere dashurie.
Gary Hart (Jackman) është protagonisti kryesor, një politika nga jeta reale, skandali i të cilit nxiti shkrime të shumta rreth jetës private të politikanëve.
[embedded content]
Hart ka qenë një senator karizmatik nga Kolorado, i cili u bë kandidat i Demokratëve dhe favorit në garën presidenciale të vitit 1988.
Gjithçka shkoi sipas planit derisa nuk u zbulua për një aferë dashurie që i kushtoi me humbjen e postit të presidentit.
Regjinë e “The Front Runner” e ka bërë Jason Reitman, ndërsa skenarin e kanë shkruar Matt Bai dhe Jay Carson.
Krahas Jackmanit, në këtë film luajnë edhe Vera Farmiga, J. K. Simmons, Mark O’Brien, Molly Ephraim dhe shumë të tjerë.
Drama do të jepet premierë më 21 nëntor në kinematë amerikane dhe pastaj do të nisë shfaqjen në vendet tjera të botës. /Telegrafi/