Humb jetën një kosovar në Antalia, shkoi për pushime
Redaksia
Ferizaj24
6 Nëntor 2018
1 min lexim
132 vizita
Një turisti kosovar i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det. Siç mësohet, kosovari Gjevdet Brahaj, 53 vjeç, i është bashkuar një turneu me jaht në det.
Pak kohë më vonë, është vërejtur se Brahaj kishte mbetur i palëvizshëm në det të hapur. Turisti kosovar ndërroi jetë teksa po transportohej për në urgjencë, raporton AA.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë është bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq trupi i pajetë i 53-vjeçarit do të sillet në Kosovë.
Detajet
Publikuar
6 Nëntor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
132
Fjalë
99