I sëmuri i ikë nga vetura punëtores së Entit Special në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
19 Janar 2021
1 min lexim
146 vizita
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:00, në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj, një punëtore e Entit Special ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person me sëmundje mentale, ky i fundit ka kërcyer nga vetura dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia është në kërkim të këtij personi.
“Ferizaj 18.01.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në Entin Special ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare në të cilën kishte qenë i sëmuri mental mashkull kosovar, i njëjti kishte kërcyer nga vetura dhe ikë në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë në kërkim të personit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Detajet
Publikuar
19 Janar 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
146
Fjalë
128