Këngëtari Tracy Lauren Marrow, i njohur si Ice-T, ka probleme me ligjin e komunikacionit rrugor.
Artisti amerikan gjatë ditës së djeshme është arrestuar pasi që i është shmangur pagesës së kalimit në një urë të New Yorkut.
Burime për TMZ kanë zbuluar se ai u kap nga policia mëngjesin e së mërkurës kur po kalonte nga ura George Washington për në New Jersey.
Ai u përpoq të kalonte në anën e E-Z ku shoferët paguajnë taksat me një transmetues.
Megjithatë, këngëtari nuk bëri asnjë pagesë dhe vazhdoi të voziste veturën luksoze McLaren, por që më pas u kap nga policia njujorkeze.
Për të keqësuar gjendjen, vetura nuk ishte e regjistruar, gjë që policia ishte e detyruar ta arrestonte Ice-T.
Ndryshe, ai ka edhe shtatë vetura të tjera luksoze gjersa kishte planifikuar të mbante një koncert në Chicago. /Telegrafi/